Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Policia bën me dije se një 67-vjeçar i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë është rrëzuar duke pësuar dëmtime në kokë.
Për pasojë ai ka humbur jetën ndërkohë që policia po punon për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





