Një 14-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka rënë aksidentalisht nga dritarja e tualetit të banesës së saj.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në rrugën e “Durrësit” në kryeqytet.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.08.2020, rreth orës 00:10, në rrugën e “Durrësit”, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e tualetit të banesës, shtetasja me iniciale R.H, 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





