Një i moshuar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në qytetin e Durrësit, pasi ka rënë nga pallati aksidentalisht.
Më datë 08.03.2018, në lagjen nr. 4, ka rënë aksidentalisht nga lartësia, (kati i katërt i një pallati) dhe ka gjetur vdekjen shtetasi N.N., vjeç 80, banues në Durrës.
Ngjarja është vlerësuar aksidentale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





