Së fundmi disa futbollistë shqiptarë firmosën në Ukrainë për të luajtur në kampionatin e këtij vendi, që edhe pse është në luftë, gara startoi ditën e djeshme.
Kështu, Realdo Fili do të nënshkruante me Odesën, ndërsa Taulant Seferi dhe Ardit Toli iu bashkëngjiten Vorskla Poltavas. Por frika qëndron jo vetëm këta futbollistë.
Ndeshja e sotme mes Ruch Lëoë dhe Metalist Kharkiv është ndërprerë dy herë për shkak të një alarmi për sulm ajror.
Menjëherë pas rënies së alarmit, lojtarët futeshin në bunker për të qenë më të sigurt. Më në fund lojtarët u kthyen në fushë dhe filluan lojën.
Ndeshjet zhvillohen sipas një protokolli të rreptë sigurie. Procedurat ofrojnë, ndër të tjera, mundësinë për të ndaluar lojën në rast të një alarmi kundërajror.
Njerëzit e mbledhur në stadium më pas duhet të fshihen në një strehë.
Sipas rregullores, nëse alarmi vazhdon për më shumë se 60 minuta, ndeshja mund të përfundojë në një moment tjetër.
Перша тривога на матчах УПЛ. Рух – Металіст. 43 хвилина.
— Андрій Сеньків (@sydoriv_castle) August 24, 2022
Козловський кричить: та дайте вже дограти ті дві хвилини pic.twitter.com/evx2Jc7xGs





