Aksident tragjik në Brazil. Një ashensor ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese në një lagje të Santosit, në bregdetin e San Paolos, dhe ka shkaktuar vdekjen e 4 personave.
Mësohet se viktimat janë të gjithë anëtarë të një familjeje. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së ashensorit, por autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
Ashensori ka qenë në katin e fundit të ndërtesës në momentin e rënies dhe të katër personat që ishin në të kanë vdekur menjëherë.





