Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në Tiranë. Ashensori i një pallati në zonën e “Astirit” është shkëputur dhe për pasojë janë plagosur dy gra.

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur  ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.