22 persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni ushtarak në Ekuador në rajonin e Amazonës.
Aksidenti i rëndë ajror ka ndodhur gjatë së martës, kur avioni i tipit “Arava” u rrëzua rreth orës 14:30, sipas orës lokale, në provincën lindore Pastaza, ndërsa shkaku i aksidentit nuk dihet.
Agjencia e lajmeve EFE raportoi se 19 persona në bord ishin anëtarë të forcave të armatosura të Ekuadorit, të cilët po udhëtonin për një stërvitje ushtarake, gjithashtu ishin dy pilotë, si dhe një mekanik.
“Nuk ka të mbijetuar. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe forcat e armatosura. Kjo është një tragjedi”, shkroi në “Twitter” presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa.