Aktivisti Adriatik Lapaj ka komentuar rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri.

Ai thotë se çmimi i naftës sot në vendin tonë duhet të ishte 223 lekë, sipas çmimit që është në Bursën Brent.

Në një status në rrjetet sociale, ai shkruan se në datën 4 Prill, çmimi në Bursën Brent është 108.15 lekë dhe atëherë Bordi vendosi që nafta të shitej me 219 lekë.

Sot, megjithëse çmimi është ulur ndjeshëm dhe ka arritur në 110.3 dollarë, çmimi i naftës në karburantet shqiptare shitet me 261 lekë për litër. “Jemi të vjedhur” e mbyll Lapaj statusin e tij.

“Sot çmimi i naftës në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë. Në datën 4.04.2022 çmimi i naftës në bursën Brent ka qenë 108.15 dollarë dhe atëhere Bordi i naftës e fiksoi çmimin në treg 219 lekë për litër. Me çmimin që sot ka nafta në bursë dhe standardin e bordit në dt. 8.04.2022 sot çmimi i naftës nuk duhet të ishte më i lartë se 223 lekë litri. JEMI TË VJEDHUR!”