Bie depozita nga tarraca e një pallati në lagjen nr.11 në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.

Fatmirësisht ky incident që mund të kishte sjellë pasoja të rënda për kalimtarët, nuk ka rezultuar i tillë, pasi depozita ka rënë mbi pemë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e depozitës është bërë era e fortë që përfshiu Durrësin mbrëmjen e djeshme dhe depozita mund të ketë qenë e zbrazur.

Forcat e Policisë Bashkiake ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën me perimetrin e sigurisë.