BERAT, 16 mars 2013- Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Osum.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit, ndërkohë që raportohet se nuk ka viktima nga aksidenti.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin Drogonik-Berat, në vendin e quajtur Ura e Varur.
Policia dhe zjarrfikësit që ndodhen në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e mjetit në lumi si edhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





