LIBRAZHD, 7 prill 2013– Një tjetër aksident automobilistik, por që fatmirësisht ka rezultuar me shpëtimin e dy personave është shënuar mëngjesin e sotëm tek kthesa e Murrashit në Librazhd. 

Mësohet se një automjet tip “Opel” në të cilën udhëtonin një cift bashkëshortësh doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin, por falë ndërhyrjes së shpejtë u shpëtuan. 

Cifti Dashi nga Bërzhita u shpëtua nga ndërhyrja e patrullës së policisë, e cila ndodhej rastësisht në vendngjarje gjatë patrullimit në këtë aks rrugor.