Niveli i ujit në lumin Vjosë ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit, duke sjellë përmirësim të situatës së përmbytjeve në zonat e Vlorës.

Autoritetet përkatëse kanë nisur procesin e verifikimit të dëmeve në të gjithë territorin e prekur, me qëllim evidentimin dhe vlerësimin e pasojave të shkaktuara.

Ndërkohë, strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të banorëve për çdo nevojë apo emergjencë të mundshme.

Kujtojmë se moti i keq që përfshiu vendin ditët e fundit solli pasoja të rënda, me përmbytje të banesave, evakuime masive deri në humbje jete në Durrës.

Ndërkohë, ditën e djeshme u dha urdhër për evakuimin e banorëve nga banesat e tyre në Durrës, konkretisht për zonën e Sukthit dhe Katundin e Ri, por edhe Novoselë, në Vlorë dhe zonën e Ferrasit në Fier.