Një çift ka rënë në dashuri pavarësisht rrethanave të pazakonta në të cilat u takuan, duke vërtetuar që dashuria e vërtetë nuk njeh limite!
Katie Nicol e njohu partnerin e saj Jon Haynes ndërsa ishte i pastrehë dhe 38-vjeçarja tha se kishte një kimi të menjëhershme midis tyre, pavarësisht se Jon jetonte në rrugë.
Ajo shkonte dhe ulej pranë tij në një vend afër bregdetit, pranë një stende akulloreje, çdo ditë. Jon i shkruante poezi kurse Katie e ftonte për darkë në shtëpi.
Pas 3 muajsh u lidhën me njëri-tjetrin dhe tani 31-vjeçari nuk jeton më në rrugë, ka një shtëpi dhe një punë. Çifti është në një marrëdhënie prej 8 muajsh dhe ndihen shumë të dashuruar.





