SHBA, 07 mars 2013– Sipas të dhënave të NASA-s, plazma e tejnxehur, e cila përfaqëson në vetvete një rrymë të fuqishme protonesh, elektronesh dhe elementesh të rëndë, po rend drejt Planetit të Kuq me një shpejtësi prej disa milionë kilometrash në orë.

Manifestime të tilla të aktivitetit diellor mund të shkaktojnë stuhi magnetike, të prishin punën e linjave të energjisë elektrike, të pajisjeve elektrike dhe sateliteve pranë Tokës. Në NASA vendosën të sigurohen dhe me ndihmën e komandave nga Toka fikën pajisjet e furnizimit me energji të robotit eksplorues të Marsit “Curiosity”.

Roboti eksplorues i Marsit mbërriti në Planetin e Kuq në gusht të vitit 2012 për të hetuar kraterin Gale.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/