Një grup turistësh të huaj janë ngjitur në malin e Çikës, por sipas informacioneve të para, një prej tyre ka rënë në një greminë.

Mësohet se po kërkohet ndërhyrja me helikopter për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, e as gjendja e turistit.