Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Boçovë të Fiert.

43-vjeçari Eudart Metushi teksa ishte duke punuar me zetor në tokat e fshatit ka humbur kontrollin e për pasojë ka rënë në kanal, duke e zënë mjeti i punës poshtë. Si rrjedhojë ai ka humbur jetën. 

“Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”, tha policia.