7 maj 2015 – Kot nuk thonë që jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Ishte 100 vjeç, por lëvizte i vetëm nëpër lagje. Ditën e djeshme, i moshuari 1 shekullor me inicialet H.S., lindur në Tepelenë dhe banues në fshatin “Arshi Lengo” në Gjirokastër, u gjet në një kanal vaditës. Ai dyshohet se kishte rrëshqitur dhe ka rënë në kanal. Për shkak të moshës, megjithë tentativën për të dalë prej andej.

Kalimtarë të rastit e gjetën të moshuarin, duke e transportuar për në spitalin e qytetit, jashtë rreziku, përveç dëmtimeve fizike.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”