Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kurbin.
Mësohet se një 51-vjeçar ka rënë në kanalin vaditës në fshatin Shullaz dhe si pasojë ka humbur jetën.
51-vjeçari dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka rënë në kanal, ku edhe ka humbur jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.





