Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Matit, pasi një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Policia bën me dije se rreth orës 15:10, shtetasi M.B, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Rrethe-Bazështë dërguar nga familjarët pa shenja jete në spitalin e Burrelit.
Teksa ndërronte një prizë në banesën e tij, dyshohet se vitkima ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





