Një 51 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidenalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Autoritetet bëjnë me dije se shtetasi SH.SH, 51 vjeç banues në Divjakë, ka qenë duke punuar në soletën e qytetarit me ininciale SH.A, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim pasi shtetasi Sh. Sh., 51 vjeç, banues në Divjakë, duke punuar në soletën e shtetasit Sh. A., ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.