Një person ka humbur jetën këtë paradite në Balldren të Lezhës.
Nga informacione paraprake, dyshohet se viktima ka qenë duke peshkuar kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si Aleksandër Dedgjonaj, 37 vjeç.
Policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.





