Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savignano të Italisë, ku një shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Mediat fqinjq shkruajnë se viktima është identifikuar si Zaim Qoshja, 60 vjeç, cili dyshohet se ishte duke rregulluar një zgjatuese në shtëpinë e tij, kur ra në kontakt me korentin.
Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Qoshja ndodhej në Itali që prej vitit 1998.
Ai kishte punuar prej vitesh në sektorin e ndërtimit, murator dhe ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.





