Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku një 20-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.