Një 50-vjeçar ka humbur jetën në rrethin e Fierit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Sabri Vriga, me profesion elektriçist, ishte duke riparuar një defekt teknik në fshatin Kurjan, kur ra në kontakt me energjinë elektrike.

Goditja elektrike ka qenë e fortë dhe për pasojë 50-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia thotë se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky është incidenti i dytë me vdekje në pun5 i regjistruar ditën e sotme. Një i ri 28-vjeçar humbi jetën në Durrës, ndërsa po rregullonte ashensorin në një pallat në Shkozet.