Sasia e akullit në Arktik ka rënë këtë dimër në nivele të reja duke shënuar rekorde, thanë shkencëtarët amerikanë.
Sipas studimit që ka kryer Qendra Kombëtare për borë dhe akull, e mbështetur nga NASA, shtrirja e akullit në Arktik ka rënë në 5.57 milionë milje katrorë. Shifra do të thotë se akulli është tkurrur për 35,000 milje katrorë nga rekordi i mëparshëm në 2015-n.
Shkencëtarët thanë se pranvera dhe vera, me gjasë, do të sjellin edhe më shumë shkrirje.
“Po e humbim akullin në të gjitha stinët”, tha drejtori i Qendrës, Mark Serreze.