Një minator ka qenë duke punuar në minierën e Kromit në Pojskë të Pogradecit, kur ka rënë aksidentalisht në pus dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe policia e qytetit është njoftuar nga spitali i Pogradecit, se F.D. rreth 40 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec është plagosur.
Aktualisht ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e Policisë, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme në lidhje me rastin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





