Forcat zjarrfikëse i kanë shpëtuar jetën një vajzë te re, e cila ra në një pus 20 metra të thellë në Mallakastër.

“News 24” raporton se Arta Bregasi, 26 vjeçe, rrëshqiti dhe ra brenda në pus. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shpëtuar, njëri prej të cilëve u fut brenda dhe e nxori vajzën mbi tokë.