Një i moshuar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga ballkoni i pallatit ku banonte në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14, ndërsa viktima është shtetasi S.K., 88 vjeç.

Policia lokale bën me dije se ai është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga pallati. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.