Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht.

Mësohet se i mituri me iniciale O.L 6-vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës në kat të 6-të. Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.