Një 75-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme tek ish-Stacioni i Trenit, në Tiranë, pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte.

Burime zyrtare nga policia bëri me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet N. B., 75 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Lidhur me ngjarjen, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota.