Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një nënë shqiptare humbi jetën pasi ra nga kati i katërt i një ndërtese. Në momentin që ra, ajo po varte rrobat në ballkon dhe humbi ekuilibrin.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Duino” të Spezia-s, dhe 28-vjeçarja ka lënë pas një fëmijë vetëm 1 vjeç, raportojnë mediet lokale.
Fillimisht, policia dyshoi për një vetëvrasje, por më pas u sqarua se bëhej fjalë për një rënie aksidentale.
Djali i mitur i gruas së re shqiptare nuk ishte i pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë. Ai ndodhej në kopësht, ndërsa burri i shqiptares 28-vjeçare ishte në punë.
Gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë i njohur, vdiq menjëherë.





