Një lajm i hidhur vjen nga Korça, ku mësohet se ka ndërruar jetë profesori i filozofisë në Universitetin e qytetit. Dion Tushi eshte ndare nga jeta në moshën 49- vjeçare.

Bëhet me dije se Tushi ka ndërruar jetë papritur ditën e djeshme në mënyrë aksidentale.

Mësohet se Tushi ka rënë nga çatia në banesën e tij dhe ka marrë plagë të rënda, të cilave nuk arriti t’u mbijetonte.

Dion Tushi jepte lëndën e filozofisë në Universitetin e Korçës, e ndërkaq ushtronte edhe detyrën e drejtorit në shkollën e mesme “Omyros”.