Aksident fatal në punë është regjistruar në zonën e Milanos. Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Bareggio, pasi ka rënë nga çatia e një ndërtese të një kompanie zdrukthëtarie metalike.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 7 të mëngjesit të sotëm, (22 janar).

Burri mesa duket ka rënë për shkak të një parapeti të dëmtuar. Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen.