Një 51-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në katin e dytë të një banese në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.