Një burrë ka humbur jetën pasditen e sotme në Durrës, pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, në lagjen nr 1.

Policia njofton se bëhet fjalë për Ilir Myshketën, biznesmen në qytetin bregdetar dhe baba i dy fëmijëve.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.