Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Ferizaj të Kosovës, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një pallati.
I riu ka vdekur në vendin e ngjarjes. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes të ndodhur mbrëmë, 2 korrik rreth orës 19:45.
“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26-vjeçar ka rënë nga tarraca katit të III-tê të një objekti në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.
Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë. Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar”, njoftoi policia.