Aksidentohet gjatë kohës që ishte në ambientet e punës një person nga Durrësi.

Ngjarja sipas burimeve policore, ka ndodhur ditën e shtunë, në Porto Romano, në një fabrikë letre.

Shtetasi R.P., 49 vjeç, banues në Durrës, duke punuar aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi 2.5 metra.

Për pasojë, ai ka përfunduar në spital, ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.