Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë, ku një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga lartësia.

“Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.