Një tjetër punëtor ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë.

“Rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që regjistrohet në kryeqytet pasi mesditën e sotme një 35-vjeçar u kap nga makineria e fabrikës në Kamëz, dhe për pasojë humbi jetën në spital nga plagët e marra.