BULQIZE – Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve në Bulqizë ka humbur jetën pasditen e sotme, teksa ishte duke hedhur skorje në rrugë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. 

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 62-vjeçari Ismail Balla ka rënë aksidentalisht nga makina, duke përplasur kokën në tokë. 

Ai u nis menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, fatkeqësisht humbi jetën gjatë rrugës.