Një person ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në zonën e Saukut në Tiranë.
Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasi F. Z., 60 vjeç kishte hipur në një objekt në rikonstruktim dhe ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 09:00, në zonën e Saukut në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta shtetasi F. Z., 60 vjeç i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





