Një 26-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në spital, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e banesës.
Incidenti ka ndodhur ditën e premte në banesën e të riut me iniciale Z.M., në lagjen nr. 12.
Policia bën të ditur se ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.





