Një person ka humbur jetën sot në Durrës në mënyrë aksidentale. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites. Mësohet se personi ka rënë nga shkallët, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 50 vjeç dhe ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.17.

Policia konfirmoi për DurrësLajm se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, e cila u mbyll në mënyrë tragjike.