Një person ka marrë plagë të rënda pasi ka rënë nga një masiv shkëmbor. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Polis Vilan, njësia administrative Polis.

Bëhet me dije se i plagosuri është Liman Muzhaqi 58 vjeç. Ai është transportuar me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë drejt spitalit të Traumës, pasi transporti me ambulancë është i pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Sakaq mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.