Një i ri ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një shkëmbi në Liqenin e Bovillës në Tiranë dhe si pasojë ka humbur jetën. .Sipas të dhënave paraprake viktima është rreth 34 vjeç I riu që thuhet se quhet Denis ka humbur jetën pak orë pas rrëzimit.

Sipas policisë, të riut i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në humnerë. I lënduari është nxjerrë me litar dhe më pas u transportua me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

DEKLARATA E POLICISË
Më datë 14.08.2016, në rrugën e “Zall Herrit”, në Bovillë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një mali, një person i paidentifikuar.

Forca të shumta të policisë, forca zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor, kanë shkuar në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë dhe e transportuan në Spitalin Ushtarak.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe helikopteri i Ministrisë Shëndetësisë. Policia thekson se terreni në vendin e ngjarjes ishte i vështirë dhe i thyer.