Një punëtor ka rënë nga skela në lagjen nr.14 në Durrës.

Punëtori, punonjës i OSHEE-së, ishte duke punuar tek nënstacioni elektrik në zonën e Shkozetit, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.

Siç duket në pamjet e siguruara për “DurrësLajm” nga operatori Denis Simaku, në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë dhe një autoambulancë, që ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit në Urgjencën e SRD.

Burime nga bluzat e bardha konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.