KORÇË,28 tetor 2013 – Një i ri ka humbur kontrollin e motorit sot ne mbremje në aksin dytësor Porodinë-Vinçan në Korçë. I  riu rreth 28-vjeç, ka rënë nga një urë.
Përplasja ka qenë fatale për 28-vjeçarin i cili ka humbur jetën pa mundur të marë ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe të identifikojë viktimën.