Largimi i bluzave të bardha nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian, e kryesisht Gjermanisë, duket se është frenuar. Kjo faktohet nga kërkesat në rënie për certifikatën e sjelljes së mirë. Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça, i cili lëshon këto certifikata, thotë se jo të gjithë i marrin për tu larguar.
Presidenti i urdhërit të mjekut pohoi se janë mjekët e rinj ata që kanë tendecë të largohen.
Por largimi i mjekëve nga vendi i origjinës nuk është vetëm një fenomen shqiptar, sipas OBSH ai ka prekur të gjitha vendet e Evropës Lindore. Sipas këtij raporti afro 22% e bluzave të bardha të trajnuara në Shqipëri punojnë në vende të tjera. Sipas OBSH-së, infermieret shqiptare përbëjnë numrin më të lartë të punonjësve në spitalet italiane, duke u renditur të dytat pas atyre nga Rumania. Ndërsa përsa u përket mjekëve në sistemin shëndetësor italian, bluzat e bardha nga Shqipëria qëndrojnë në vend të katërt, duke u renditur pas Austrisë, Rumanisë dhe Spanjës.





