420 është numri i viktimave nga COVID-19 në Itali, 44 më pak se një ditë më parë. Lajme jo të mira sa i përket rasteve të reja, të cilat pësojnë rritje. Nëse një ditë më pare kishim 2646 raste sot kemi 3021, ku Piemonte dhe Lombardia numërojnë gati gjysmën e tyre.
Sa i përket të shëruarve, numri qëndron ende 3 mijë, por vlen të theksohet se numri i pacientëve që kanë lënë terapinë intensive ka shkuar në 94 në 24 orët e fundit.
Ndërsa sa i përket tamponëve, në 24 orët e fundit janë kryer 60 mijë të tillë.
Me shifrat e sotme, numri total i viktimave arrin në 25,969, ndërsa ai i të infektuarve në 192.994.
Buletini për të gjitha rajonet:






