Një pemë dhjetëra vjeçare është rrëzuar në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, duke krijuar panik te qytetarët që ndodheshin aty pranë.

Në fotot e publikuara, duket që një prej taksive ka qenë në vendin dhe në momentin e gabuar, teksa është zënë poshtë pemës, raporton “Panorama”.

Nuk ka pasur persona të plagosur, ndërsa është shkaktuar bllokimi i rrugës.